Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit, ku një person rreth të 40-ave, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën gjatë një tentative për të vjedhur një banesë.
Sipas dëshmisë së vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij.
Ai ka treguar se një fqinj që kujdeset për shtëpinë ka konstatuar trupin e pajetë të të dyshuarit të ngecur në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Fierit, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net