Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë i mitur 3-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të pallatit në Vlorë.
SYRI ka siguruar pamjet e ballkonit nga i cili dyshohet se ka rënë fëmija.
LEXO EDHE: VIDEO/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeç bie nga ballkoni i katit të 4, ndërron jetë në spital
Mjekët bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës u paraqit shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia, duke ndërruar jetë në spital.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net