SYRI TV/ Shkelje e barazisë në tendera, SPAK pushon akuzën për ish-kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

15:07, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

SPAK ka pushuar akuzën për shkelje të barazisë në tendera për ish-kreun e Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri. Vendimi erdhi pasi zyrtari fitoi procesin në Apelin Administrativ e cila përmes një vendimi unifikues, tha se vepra penale dhe pozita e zyrtarit, nuk rezulton të jenë kompetencë e SPAK. Ndërkohë që organi special i hetimit, shmangu në këtë mënyrë, një pafajësi të mundshme për këtë vepër penale, nëse do I drejtohej gjykatës për të nisur gjykimin. Ndërkohë burime konfirmuan se dosja është ndarë në fraksione dhe Myzyri është nën hetim pasuror dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e akuzës për ish-kreun e Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri për shkelje të barazisë në tendera. Por Jonaid Myzyri vijon të jetë person nën hetim, në kuadër të një procedimi të ndarë, pasi ndaj tij po kryhen verifikime të pasurisë dhe veprimeve në kuadër të shpërdorimit të detyrës në disa procedura koncensionesh. Kërkesa drejtuar GJKKO-së erdhi në kushtet kur Apeli Administrativ kishte marrë një vendim pro kërkesës së zyrtarit lidhur me kompetencën gjyqësore.

 Në këtë mënyrë, SPAK shmangu pafajësinë që mund të merrte në Gjykatën e Posaçme dhe vendosi ta pushojë akuzën, ndonëse e kishte marrë të pandehur. Kështu thanë për Syri Televizion burime të njohura me zhvillimet e fundit të çështjes në fjalë. Prokurori Elvin Gokaj është tërhequr nga akuza fillestare, pasi paralelisht në Apelin Adminsitrativ, po kryhej një tjetër proces me objekt shqyrtimin e kërkesës së ish-kreut të KPP-së, dhe që i dha të drejtë palës paditëse, madje përmes një vendimi unifikues.

Myzyri këmbënguli që në fillim se akuza që i atribuohej për funksionin që kishte, jo vetëm që nuk qëndronte, por as nuk ishte kompetencë e SPAK dhe GJKKO-së për hetimin e dhe gjykimin e saj. Bashkë me Myzyrin, i kanë shpëtuar akuzës edhe të pandehurit e tjerë, që akuzoheshin për të njëjtën vepër penale, dhe konkretisht, shtetasit:

LINDITA SKEJA

MERITA ZEQAJ

ENKELEJDA BEGA

VLADIMIR HODAJ

GERALD ADHIAJ

MARJANA HASANI

Nga ana tjetër konfirmuan të njëjtat burime, vijon të mbetet akuza për “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, dhe gjithashtu të vijojnë hetimet për shpërdorim detyre me të pandehur:

MEHDI LALA

NDOC KULLA

ARDIAN KAZA

Në korrik të vitit të kaluar u zbuluan detaje të rënda nga dosja hetimore, ku nga përgjimet rezultonte se fjala e Jonaid Myzyrit të Prokurimeve Publike, ishte urdhër, edhe kur ky urdhër ishte në shkelje me ligjin, por duhej zbatuar. Kjo del në pah nga Jonida Sekja, një e bashkëpandehur me Myzyrin për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me dosjen e një procedure prokurimi rruge në Mirditë. Hetimi për këtë aferë, nxori në pah një super-grabitje në banesën e zyrtares së KPP-së në një fshat të Librazhdit, ku ishin marrë të paktën 200 mijë euro si dhe u rrëmbye për pak kohë i vëllai i saj. SPAK i sekuestroi telefonin Skejës, ku u zbuluan bisedat me miqtë e familjarët e saj.

Pas disa muajsh, Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e pezullimit nga detyra kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, duke e lënë vetëm në masën detyrim paraqitje. Në argumentet e paraqitura në gjykatës, thuhet se Myzyrajt i ka përfunduar mandati.

“Tejkalimi i kompetencave të KPP ka sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke cenuar konkurrencën ndërmjet tyre dhe duke dëmtuar efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën mbi 47 milionë lekë,” theksohej në dosjen hetimore ndaj Myzyrit. 11 persona përfshirë zyrtarë e anëtarë të komisionit u morën të pandehur nga SPAK për këtë dosje, për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco