VIDEO/ Zjarr në një pallat shumëkatësh në Lushnjë, dyshohet i qëllimshëm

12:37, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarr në një pallat shumëkatësh në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’ në afërsi të spitalit të Lushnjes. Zjarri është pikasur nga banorët, të cilët pasi kanë parë tym kanë njoftuar zjarrfikëset.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve Lushnjë ka bërë që jo vetëm të izolohen flakët në banesë në katin e tretë, por edhe të mos përhapen në apartamentet e tjera.

Policia ndodhet në vendngjarje për të gjetur dhe hetuar shkaqet, ndërkohë që paraprakisht mësohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar i ka vënë flakën në disa vende dhe është larguar.

Po sipas burimeve nga policia dyshohet se 40 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po punohet për gjetjen e tij, pasi sapo i ka vënë flakën banesës është larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco