Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht janë përplasur dy mjete, të cilave më pas u është shtuar edhe një automjet tjetër në aksident.
Si pasojë, ka mbetur i lënduar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net