Zjarr në një bujtinë në Dorëz të Librazhdit, dëme të konsiderueshme materiale

19:08, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë një bujtinë në fshatin Dorëz, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, objekti me konstruksion druri është përfshirë nga flakët, duke djegur rreth 80 metra katrorë sipërfaqe. Zjarri ka shkatërruar ambiente të ndryshme të bujtinës, përfshirë kuzhinën, dhomën e gjumit dhe tualetin.

Bujtina përdorej për aktivitet turistik dhe përbënte një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjen pronare.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit, ndërsa rasti rikthen në vëmendje rëndësinë e kontrollit dhe mirëmbajtjes së instalimeve elektrike, veçanërisht në objekte me funksion turistik dhe konstruksione të ndjeshme ndaj flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco