VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

17:10, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këto janë pamjet e ndalimit të Eduart Ahmatajt 33 vjeç, i cili një ditë më parë vrau me çifte Artur Çangun, 48 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhur në fshatin Verjon të Krujës.

Burime nga policia thanë se, ai është ndaluar në një banesë të braktisur, në zonën malore të Krujës, pas arratisjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Fast’.

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur ‘Bruz-Mal’ dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco