EMRAT/ Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Himarë, ‘Porsche’ përplas motorin, plagoset i riu

16:53, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Vlorë–Himarë, në zonën e Llamanit.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Porsche’ me targë AB697VC, i drejtuar nga shtetasi Gëzim Mejdi, 50 vjeç, banues në Sarandë, si dhe një motomjet ‘Honda’ me targë ZAH245, me drejtues shtetasin Kristofer Kokaveshi, rreth 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco