Në pikat kufitare të kalimit në Qafë Botë dhe në atë të Portit Sarandë në 24 orët e fundit të festës së Pashkës ortodokse kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 7200 persona.
Burime sipas Policisë Kufitare në Sarandë për 24 orët e fundit në Qafë Botë dhe në portin e qytetit janë përpunuar 7200 persona në hyrje-dalje, nga të cilët 1272 shtetas shqiptarë dhe 492 mjete kanë hyrë nga Qafë Bota, ndërkohë 1324 shtetas shqiptarë dhe 421 mjete kanë dalë nga kjo Pikë Kufitare.
2257 shtetas të huaj dhe 861 mjete kanë hyrë nga Qafë Bota ndërsa kanë dalë 848 shtetas të huaj dhe 339 mjete.
Vetëm ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit ka pasur lëvizje.
Në Qafë Botë nga dogana shqiptare punohet me tre sportele ndërsa nga tek ajo e grekut punohet me dy sportele.
Njëherazi nga porti i qytetit janë tre tragete që janë në shërbim gjatë gjithë ditës.
© SYRI.net