Policia ka arrestuar Eduart Afmatajn, autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur në fshatin Verjon të Niklës.
Ngjarja u regjistrua pasditen e së premtes, ku Artur Cangu u gjet i pajetë në një ullishte. Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar për vdekje me armë gjahu.
I arrestuari është banor i të njëjtit fshat dhe i afërm me familjen e viktimës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi 41-vjeçari Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin pranë saj. Ky veprim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka dalë nga banesa dhe ka debatuar me të, duke pretenduar se automjeti i kishte bllokuar rrugën.
Debati mes tyre mësohet se ka degjeneruar në konflikt fizik, ndërsa në një moment autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend, i kthyer përmbys dhe me shenja plumbash.
Kujtojmë se Eduart Ahmataj rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se është dhëndër te kushërinjtë e Çangut.
Po ashtu, një ditë më parë u raportua se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një përplasje po për çështje pronësie mes djemve të viktimës dhe autorit të dyshuar disa ditë më parë.
© SYRI.net