Arrestohet 62-vjeçari që ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit

Arrestohet 62-vjeçari që ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit

16:10, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në Parku Kombëtar i Dajtit, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një zonë të mbrojtur.

Policia bën të ditur se, gjatë operacionit të koduar ‘Safe’ u arrestua 62-vjeçari me iniciale M. I., i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe pyjore.

Ngjarja u konstatua pas një njoftimi për vatër zjarri në fshatin Bulçesh, pranë Liqeni i Bovillës. Shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë, ndërsa hetimet e kryera në vijim bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri është ndezur brenda territorit të Parkut Kombëtar të Dajtit, pjesë e Zonave të Mbrojtura Natyrore, duke krijuar rrezik serioz për mjedisin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco