SYRI TV/ Meksikë-Shqiptarët në fokus të akuzave dhe lidhjet me kartelin Sinaloa

15:55, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazeta meksikane Politico ka raportuar mbi aktivitetin e grupeve shqiptare në Meksikë, duke i lidhur ato me rrjete të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa. Autoritetet i lidhin grupet me klanin Hysa liderin e të cilit kryeministri Rama e priste në zyrë teksa në raport theksohet se rrjetet kriminale shqiptare kanë mbështetje edhe nga qarqet më të larta të politikës.

Syri TV

Një raport i publikuar nga media meksikane Politico ka ngritur shqetësime mbi praninë e grupeve kriminale shqiptare në Meksikë, duke i cilësuar ato si aktorë gjithnjë e më aktivë në rrjetet ndërkombëtare të pastrimit të parave.

Sipas raportit, struktura të dyshuara shqiptare, të identifikuara shpesh si ‘Klani Hysa’ liderin e të cilit, Luftarin, kryeministri Edi Rama e priti në zyrën e tij, pretendohet se kanë krijuar lidhje me Kartelin Sinaloa. Në qendër të këtyre pretendimeve vendoset një model operimi që shmang dhunën e drejtpërdrejtë, por fokusohet në pastrimin e kapitalit përmes investimeve dhe kompanive ndërmjetëse.

Raporti ngre akuza të forta edhe për shtrirjen e këtyre rrjeteve në sektorë si turizmi, kazinotë dhe bizneset fasadë në Meksikë, si dhe për përdorimin e kriptomonedhave dhe transaksioneve ndërkombëtare për të fshehur origjinën e fondeve.

Në planin politik, dokumenti thotë se figura të lidhura me këtë rrjet kanë pasur kontakte në nivele zyrtare. Ndërkohë, institucionet financiare ndërkombëtare dhe agjencitë hetimore vijojnë monitorimin e flukseve të dyshimta, ndërsa rasti thekson edhe një herë sfidën globale të luftës kundër rrjeteve të sofistikuara të pastrimit të parave, ku kufiri mes biznesit dhe krimit të organizuar mbetet shpesh i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco