Një kallëzim për vdekje të dyshimtë është depozituar në Policinë e Beratit, ku dyshohet se mungesa e masave të sigurisë gjatë punimeve në një rrugë ka çuar në humbjen e jetës së një 38-vjeçari.
Sipas policisë, shtetasja E. S., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se në muajin nëntor 2025, gjatë punimeve në rrugën “Muzakaj–Kala”, subjekti që kryente punimet nuk kishte vendosur masa mbrojtëse për kalimtarët.
Ajo pretendon se për pasojë, më 15 nëntor 2025, vëllai i saj, shtetasi E. B., 38 vjeç, është rrëzuar teksa kalonte në këtë segment dhe si rezultat ka ndërruar jetë.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Beratit, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të subjektit që kryente punimet.
© SYRI.net