Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Vërtop, në aksin nacional Berat–Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Toyota”, me targa AB 446 CB, që udhëtonte nga Berati në drejtim të Poliçanit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, pjesëtarë të së njëjtës familje.
Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, si dhe dy vajzat e tij, përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe. Të tre janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
© SYRI.net