Prokuroria e posaçme SPAK, ka kërkuar pjesërisht pushimin e ndjekjes penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin dhe 4 funksjonarëve të tjerë të këtij institucioni, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.
Pushimi i ndjekjes penale ndaj 5 funksionarëve të KPP-së është marë vetëm për akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, pasi SPAK është njohur me një kthim përgjigje nga Gjykata Administrative Tiranë, se çështja që po hetohej në SPAK ishte në trajtim gjyqësor dhe në Gjykatën Administrative.
Nga ana tjetër ndaj 5 zyrtarëve të mësipërm përfshirë dhe Jonaid Myzyrin, hetimet e prokurorisë së posaçme SPAK, vijojnë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me disa praktika tenderuese të tjera.
“…ky vendim për pushimin e këtij episodi për “Shkelje të barazisë në tendera”, është marë pasi Gjykata Posaçme e Apelit, i ka cilësuar vendimet për tenderat të KPP-së si vendime të një gjykate dhe jo vendimarje të një individi apo titullari institucioni. Vendimet e KPP-së, goditen vetëm në gjykatë administrative Tiranë…”-thonë burimet pranë SPAK.
Nga ana tjetër, grupi hetimor sqaron se nuk është mbyllur gjithë çështja por vetëm një episode, pasi për episode e tjera vijojnë veprimet hetimore për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Hetimet janë duke vijuar ndaj Jonaid Myzyrin, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj.
Kjo dosje penale fillimisht është hetuar nga ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe më pas procedimi i ka kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorit aktual Elvin Gokaj, që ka marë vendim pushimi për vetëm njërën nga akuzat “Shkelje të pabarazisë në tendera”.
Struktura e Posaçme e dyshonte Myzyraj dhe 5 personat e tjerë për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.
Tenderi u zhvillua nga ARRSH më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i shpërfillën.
Sipas SPAK, ky Komision, mori vendimin për dhënien e tenderit bashkimit të kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro.
Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.
Tashmë kjo vendimarje e Komisionit të Prokurimeve Publike, ka përfunduar në dyert e Gjykatës Administrative, ku pritet që në datën 20 Prill 2026 të zhvillohet seanca e rradhës.
“…ky vendim për pushimin e këtij episodi për “Shkelje të barazisë në tendera”, është marë pasi Gjykata Posaçme e Apelit, i ka cilësuar vendimet për tenderat të KPP-së si vendime të një gjykate dhe jo vendimarje të një individi apo titullari institucioni. Vendimet e KPP-së, goditen vetëm në gjykatë administrative Tiranë…”-thonë burimet pranë SPAK.
© SYRI.net