U fsheh në Janinë, arrestohet ish drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

U fsheh në Janinë, arrestohet ish drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

10:55, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ndaluar në Kakavijë ish drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Adriatik Onjea I shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 3 mars kur një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, informon gazetarja e Syrit në Gjirokastër, Ervina Shehaj.

Onjea akuzohet për për prishjen e provave dhe shpërdorim detyre.

Adriatik Orenja mbante postin e drejtorit të këtij institucioni në varësi të bashkisë së Gjirokastrës, kur më 3 mars 2025 ndodhi ngjarja. Menjëherë pas saj ai kishte kaluar kufirin dhe po qëndronte në Janinë edhe pse ndaj tij Gjykata kishte caktuar masë sigurie ‘arrest me burg’

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë gazetarja e Syri Tv, informon se Orenja tani ndodhet në spitalin e burgut në Gjirokaster pasi ka pohuar se ka probleme shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka.

Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi  jetë më 10 mars.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për shtetasin A.L., me detyrë brigadier, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco