Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion, pas hetimeve për disa raste vjedhjesh të ndodhura në subjekte tregtare në zona të ndryshme të qytetit. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasi R. H., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në këtë fushë.
Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari ka kryer tre vjedhje në data të ndryshme (10.02.2026, 05.03.2026 dhe 09.04.2026), duke marrë produkte në tre subjekte tregtare, konkretisht markete dhe tabakino, të vendosura në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17 të qytetit.
Operacioni u zhvillua pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administruesve të subjekteve të dëmtuara.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të verifikuar nëse i njëjti shtetas mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net