Zjarr i madh në Skënderbegas të Gramshit, zjarrëfikëset nuk hyjnë dot, pritet ndërhyrje nga ajri

Zjarr i madh në Skënderbegas të Gramshit, zjarrëfikëset nuk hyjnë dot, pritet ndërhyrje nga ajri

22:52, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Fatmirësisht, deri në këto momente, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga toka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco