PAMJE TË RËNDA/ Del video kur 'Pit Bull'-i sulmon vajzën 4-vjeçare në Vlorë

21:13, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamjet e mësipërme tregojnë momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një qen i llojit Pitbull sulmoi një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeçe. Kjo e fundit ishte nën shoqërinë e gjyshes së saj, ndërsa papritur u gjendën nën sulmin e kafshës.

Momenti i rëndë është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Nga pamjet duket që qeni lëviz lirshëm, ndërsa një moment sulmon vajzën e vogël.

Në ndihmë u kanë shkuar qytetarë të shumtë që kanë bërë të mundur shkëputjen e kafshës, ndërsa e mitura pësoi plagë në kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco