Makina merr flakë mes autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

Makina merr flakë mes autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:14, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet i vogël është përfshirë nga flakët në afërsi të mbikalimit të Kolshit në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në maloren e Kolshit, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë, njëra korsi lëvizëse nga Kukësi drejt Tiranës është bllokuar.

Ndërkohë, grupi i punës është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco