Aksident në Fier, shoferi përplaset gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë

21:45, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një drejtues mjeti është përplasur me një automjet të parkuar teksa tentonte t’i largohej policisë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe, gjatë përpjekjes për t’u larguar, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco