SMS mashtruese në emër të e-Albania për gjobat e makinës, policia: Është faqe e rreme!

SMS mashtruese në emër të e-Albania për gjobat e makinës, policia: Është faqe e rreme!

18:42, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni (Posta Shqiptare), pranë strukturave për Hetimin e Krimive Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.

Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore.

Qytetarët këshillohen:

* Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur

* Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara

* Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë

Rekomandohet:

* Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al

* Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla

* Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco