Gjirokastër/ Zjarr në një apartament në lagjen 'Kodra e Shtufit', nuk ka të lënduar

Gjirokastër/ Zjarr në një apartament në lagjen 'Kodra e Shtufit', nuk ka të lënduar

14:40, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka rënë në hyrjen e një apartamenti në lagjen Kodra e Shtufit, njoftoi policia në orën 13:36.

Drejt vendngjarjes u nisën menjëherë dy mjete zjarrfikëse.

Zjarri ishte në banesën e katit të dytë dhe u shua plotësisht nga forcat zjarrfikëse, pa u përhapur në apartamentet e tjera.

Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga saldimi i një shkalle metalike nga një banor i katit më lart.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco