Një qen droge i quajtur Jerry ‘kapi mat’ një trafikant droge në aeroportin e Vjenës.
22-vjeçari po udhëtonte transit nga Bangkoku drejt Shqipërisë.
Por gjatë kontrollit policor, Jerry pikasi dy valixhe.
Gjatë kontrollit brenda tyre u zbuluan 58 pako me drogës.
Sipas autoriteteve austriake, në total bëhet fjalë për 43.5 kg kanabis.
22-vjeçari u dërgua në paraburgim në pritje të gjykimit.
Ai rrëfeu pjesërisht krimin e tij.
© SYRI.net