Tentoi të rrëmbente 39-vjeçaren që e përndiqte prej 1 viti dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Tentoi të rrëmbente 39-vjeçaren që e përndiqte prej 1 viti dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

11:50, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, u arrestua një 32-vjeçar për përndjekje dhe dhunë.

Shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, dyshohet se kishte tentuar të merrte me forcë në automjet një 39-vjeçare, të cilën e kishte përndjekur për rreth 1 vit e gjysmë. Ai gjithashtu dhunoi një shtetas që shoqëronte 39-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

32-vjeçari u kap në hyrje të qytetit të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Nga operacioni u sekuestruan automjeti dhe celulari i tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

VP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd.

Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja.

32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco