Pamjet shokuese/ Tentoi të vriste një person në lokal, arrestohet 50-vjeçari, sekuestrohet arma e krimit

10:50, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka rrezikuar të ndodhë në Tiranë. Pasditen e djeshme një person me armë në dorë ka tentuar të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar në një lokal në  rrugën “Myslym Keta”. 

P:olicia bën të ditur se është arrestuar 50 –vjeçari dhe është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi Agim Visha, banues në Tiranë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”. 

Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.  

Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje. 

Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco