Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës. Mësohet se nga konflikti kanë mbetur të plagosur me thikë dy të rinj, 19-vjeçari Enis Preza dhe 17-vjeçari Elio Shullani.
Autori i dyshuar është identifikuar si Nikson Kodra, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Mësohet se ka qenë më parë i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Pas incidentit, të rinjtë e plagosur u transportuan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Foto: Nikson Kodra
© SYRI.net