Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec

Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec

18:20, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banesë është shkrumbuar nga flakët, pasditen e kësaj të premte, në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.

Sipas raportimeve në media, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës private.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, sakaq flakët ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco