Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, qëlloi me armë drejt dy vëllezërve

Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, qëlloi me armë drejt dy vëllezërve

12:18, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një 23-vjeçar, S. Rr., banues në Tiranë, është kapur dhe arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se më 24 qershor 2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C., si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: 

-S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco