Skandali seksual me anëtarin e KLP/ Këshilli: Po verifikohet nga institucionet kompetente, duam të zbardhim të vërtetën

Skandali seksual me anëtarin e KLP/ Këshilli: Po verifikohet nga institucionet kompetente, duam të zbardhim të vërtetën

15:54, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të martë, 24 mars në një mledhje urgjente, lidhur me skandalin e anëtarit të saj, Olger Eminaj.

Përmes një reagimi zyrtar, KLP është mjaftuar të sqarojqë se rasti për anëtarin e saj për përbalti një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, 'po verifikohet plotësisht nga institucionet kompetente për të zbardhur se si qëndron e vërteta'.

‘Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin’, thuhet në reagimin zyrtar të KLP.

Ndër të tjera, Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton se përtej situatave të caktuara, 'do të vijojë përpjekjet për të ruajtur integritetin institucional në përmbushjen e standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike'.

Sakaq lidhur me ankesën e depozituar nga qytetarja pranë KLP, kjo e fundit sqaron se i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Njoftimi

Tiranë, 24 mars 2026 – Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar gjatë emisionit investigativ “Stop”, ditën e hënë, datë 23.03.2026.
Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.
Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.
Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton se përtej situatave të caktuara, do të vijojë përpjekjet për të ruajtur integritetin institucional në përmbushjen e standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco