GJKKO refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024.
Pas vendimit, avokati Kujtim Cakrani tha se pavarësisht vendimit, ai si avokat mbrojtës nuk do të heqë dorë nga beteja ligjore.
"Ne jemi në betejë. Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona të ligjshme. Do ta bindim gjykatat që të mos bëhet më vegël e telefonatave në dhomë këshillimi.
Po Meta?
Meta ka humbur besimin tek gjykatat kërkon vetëm gjykimin në themel"
Në një prononcim për gazetarët, avokati i tij Kujtim Cakrani u shpreh para seancës se kishte afruar garanci pasurore në vlerën 50 mijë euro, në këmbim të zëvendësimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie.
“Ofroj unë si avokat në emër të Metës këtë vlerë. Ose një nga pronat e mia’ ka thënë ai, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Por GJKKO refuzoi garancinë.
Seanca për zëvendësimin e masës përkoi sot me ditën e ditëlindjes së Ilir Metës, 57 vjetorin, ndërkohë javën e ardhshme pritet të nisë gjyqi në themel i dosjes ndaj ish Presidentit Ilir Mete, ish bashkëshortes, Monika Kryemadhi, nënës së saj Fatime Kryemadhi, dhe ish zyrtarët Pirro Xhixho dhe Ema Coku, në kuadër të hetimit për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie, lidhur me aferat Cez Dia dhe lobimin e LSI në SHBA.
© SYRI.net