Aksidenti tragjik në Vlorë ne 3 të vdekur, Fordi kaloi në korsinë e gabuar u përplas përballë me Benzin

15:17, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik rrugor ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën e Drashovicës, në aksin Vlorë–Kotë, duke lënë pas tre viktima dhe duke rikthyer në vëmendje rrezikshmërinë e këtij segmenti rrugor.

Një automjet tip Ford, që drejtohej nga Esat Brahimaj, ka kaluar në korsinë e kundërt, duke sjellë përplasjen ballore me një automjet tip Mercedes-Benz, që drejtohej nga Adi Alushaj, 30 vjeç.

Përplasja ka qenë fatale, teksa kanë humbur jetën në vend dy drejtuesit e mjeteve, konkretisht Esat Brahimaj, 40 vjeç, dhe Adi Alushaj, 30 vjeç.

Ndërkohë, pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spital edhe 40-vjeçari Andrea Begaj, i cili ndodhej pasagjer në automjetin tip Ford.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Ford”, i cili ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me automjetin “Mercedes-Benz”.

Ndër faktorët që mund të kenë ndikuar në ngjarje, policia përmend edhe mungesën e ndriçimit në këtë segment rrugor.

Për të nxjerrë trupat nga makinat e përplasura është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi kishin mbetur të bllokuar nga deformimi i mjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco