Aksident me vdekje në Divjakë

11:12, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, ku janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin Mesut Malko, 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin Ismail Dervishi, rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, Ismail Dervishi. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco