Banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar me protestat e tyre edhe gjatë kësaj të hëne. Ata i kanë bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të zgjidh shqetësimet e tyre, pasi në të kundërt vet banorët mund të kalojnë në vetëgjyqësi.
Edhe këtë të hënë, banorët e Baks-Rrjollit kanë dalë në protestë. Ata shprehen se shteti është në gjum dhe nuk po merr asnjë masë në lidhje me shqetësimin e tyre. Një prej banorëve lë të nënkuptohet se në rast se nuk ndërhyhet, banorët mund të bëjnë vetëgjyqësi
Një tjetër banore thekson se ata nuk do të ndalin rezistencën e tyre, ndërsa shton se ndërtuesit duhet të ndalin punimet
Banorët e Baks-Rrjollit prej më shumë se 1 muaj e gjysmë protestojnë kundër ndërtimit të resortit turistik në zonë. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në protestë.
© SYRI.net