Shkaku/ Shkrumbohet kamioni në Bypassin e Vlorës

09:46, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës.

Dyshohet se zjarri ka ardhur pas një shkëndije elektrike në pjesën e motorit.

Kamioni është shkrumbuar totalisht nga flakët, por fatmirësisht, sipas burimeve nga policia e Vlorës, nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje, krahas forcave të policisë, kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia po punon për dokumentimin e rastit në fjalë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco