Sherr me ish-gruan, i riu kërcënon atë dhe familjarët, qëllon dhe me armë

Sherr me ish-gruan, i riu kërcënon atë dhe familjarët, qëllon dhe me armë

19:04, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sarandë, të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit.

Mësohet se është qëlluar 4-5 herë me armë zjarri në ajër si dhe është kanosur më armë në kokë një person.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri nga 31-vjeçari me inicialet K. C., i cili ka kanosur me armë ish-bashkëjetuesen e tij dhe familjarët dhe gjithashtu ka qëlluar dhe në ajër disa herë.

Më pas autori është larguar me një automjet tip Audi Q7 drejt Borshit, ku edhe është ndaluar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj  ngjarje.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco