Aksident në aksin Rrëshen-Kukës, makina përplaset me kamionin, raportohet për dy të plagosur

Aksident në aksin Rrëshen-Kukës, makina përplaset me kamionin, raportohet për dy të plagosur

12:19, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se automjeti me drejtues një 37-vjeçar banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion me drejtues një 49-vjeçar nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Ndërkohë, 37-vjeçari dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco