Dhunoi policin për një gjobë parkimi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin për një gjobë parkimi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

11:16, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, M.L., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

I dëmtuari është një punonjës policie 28-vjeçar, me inicialet S.N., banues në Vlorë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar të automjetit të të arrestuarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco