VIDEO/ Flori i fshehur në makinë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 26-vjeçari në Kamzë

10:17, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rast i kontrabandës së mallrave në afërsi të Kamzës është goditur këtë të shtunë nga Policia e Tiranës. Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan operacionin gjatë të cilit ndaluan një automjet që drejtohej nga shtetasi E. K.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti të fshehura në baterinë e makinës rreth 524 gramë flori. Po ashtu, në automjet u sekuestruan veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, një shumë parash si dhe sende e pajisje të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre personat kanë futur mallrat në territorin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco