Plas në Durrës/ 91-vjeçari bën për spital dhëndrrin, ja çfarë ka ndodhur mes tyre...

Plas në Durrës/ 91-vjeçari bën për spital dhëndrrin, ja çfarë ka ndodhur mes tyre...

20:10, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt në familje ka ndodhur këtë të premte në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku 91-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrrit të tij 69-vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa shtetasi M. S., e ka goditur me sende të forta dhëndrrin R. J.

Si pasojë e goditjeve, të dy palët thuhet se kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për kujdes mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco