Policia e Krujës ka shpallur në kërkim shtetasin Elez Hysa, i dyshuar për djegien e një automjeti.
Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 mars 2026, kur automjeti në pronësi të shtetasit Vladimir Sejdini është përfshirë nga flakët. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.
Policia bën të ditur se shkak i mundshëm i ngjarjes mund të jetë një konflikt i vjetër mes palëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit Elez Hysa, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net