Sarandë, të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme, dyshohet konflikt mes adoleshentësh

Sarandë, të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme, dyshohet konflikt mes adoleshentësh

10:29, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt mes grupeve adoleshentësh dyshohet se fshihet pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 në rrugën “Karl Topia”, kur dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri të llojit Kallashnikov.

Sipas burimeve policore, të shtënat kanë ardhur pas një konflikti verbal mes tre personave më një të katërt, të gjithë adoleshentë.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen tre gëzhoja në vendngjarje

Policia gjatë gjithë natës ka kryer kontrolle për kapjen e të dyshuarve dhe gjetjen e armës së zjarrit. Ndërsa kanë shoqëruar dy adoleshentë.

Paraprakisht mendohet se konflikti i mbrëmshëm është vazhdim i një ngjarjeje tjetër të ndodhur ditën e shtunë, kur një konflikt fizik në rrugën “Flamuri” të lagjes nr. 1 të qytetit me disa adoleshentësh, përfundoi me një të dëmtuar që mori mjekim në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco