Atentati në mbikalimin e Shkozetit, nis seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi

Atentati në mbikalimin e Shkozetit, nis seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi

12:55, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur sot seanca gjyqësore për rastin e atentatit në mbikalimin e Shkozetit, në ngarkim të të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja.

Avokati i Amar Shkëmbit kërkoi që gjykata të marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore të klientit të tij dhe të vlerësojë nëse mund të marrë pjesë në seancë: "Kam konstatuar që Amar Shkëmbi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë gjykimit paraprak kisha kërkuar informacion në spitalin e burgut dhe në spitalet e Tiranës ku ai kishte marrë trajtime. Duke qenë se këto informacione kanë ardhur, jam i detyruar t’ua përcjell. Klienti im vuan nga probleme të shëndetit mendor që shfaqen në çdo rast. Kërkesa ime është të shoqërohet me informacionet mjekësore dhe të verifikohet përgjegjshmëria e Amar Shkëmbit në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë procedim."

Prokurori theksoi se dokumentacioni mjekësor nuk mund të vlerësohet nga gjykata pa ekspertizën e specializuar dhe se procedimi duhet të vazhdojë: "Nuk pashë që avokati të kishte bërë një kërkesë specifike. Ne duhet të vazhdojmë gjykimin e themelit dhe nëse ka kërkesa për kryerjen e një ekspertimi, është e drejtë e avokatit. Dokumentacioni që ka paraqitur nuk mund të vlerësohet nga ne si juristë, por duhet të shqyrtohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore."

Lexo edhe:  Atentati në Shkozet, kalon për gjykim dosja në ngarkim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Avokati i Bledar Polovinës kërkoi procedurë të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa mbrojtësi i Amar Shkëmbit kërkoi pavlefshmërinë e procesverbaleve, por prokurori i konsideroi këto kërkesa të pabazuara:

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 prill në orën 09:00. Çështja në themel do të shqyrtohet nga kryesuesi Paulin Çera, me anëtarët Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco