EMRI/ Italia e kishte dënuar me rreth 9 vite burgim, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

EMRI/ Italia e kishte dënuar me rreth 9 vite burgim, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

14:49, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 9 vite burg për plagosje, është arrestuar ditën e sotme (10 mars) në kryeqytet.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës konfirmuan aksionin për llogari të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me qëllim ekstradimin, i koduar “The Wanted”.

I arrestuari është Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar në mungesë me 8 vjet, 11 muaj dhe 10 ditë burgim dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

“Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco