‘Asgjë për t’u shqetësuar’/ Ish kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli del nga SPAK, u pyet mbi 1 orë

14:35, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte, 10 mars.

Ende nuk ka informacion, lidhur me thirrjen e Lelit pranë institucionit të organit të akuzës, ndërsa ish Kryetari i Bashkisë Vlorë është paraqitur pa avokat.

Leli ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth një orë, ndërsa pas daljen nga institucioni nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për gazetarët e ndodhur jashtë ambienteve të SPAK.

‘Asgjë për t’u shqetësuar’, u shpreh Leli, pas qëndrimit rreth 1 orë e 30 minuta në organin procedues.

Dritan Leli u shkarkua nga posti si kryebashkiak, pas presioneve të shumta nga kryeministri Rama, gjoja me menaxhimin e  dobët të institucionit vendor, teksa fushës së mbetjeve atje i vihej zjarri duke shkaktuar ndotje të rëndë në qytetin bregdetar edhe në pikun e sezonit turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco