Banorët e Baks-Rrjollit protestë para SPAK: Kërkojnë drejtësi për çështjen e pronave

13:03, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit kanë paralajmëruar një protestë para Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila do të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

Protesta do të zhvillohet nga komuniteti i zonës, por pritet të ketë edhe mbështetje nga qytetarë të tjerë që, sipas organizatorëve, janë të prekur nga problemet e pronave në vend.

Përfaqësuesi i banorëve të Baks-Rrjollit, Prekë Molla, u shpreh se qëllimi i protestës është kërkimi i drejtësisë dhe hetimi i plotë i çështjes së pronave.

Sipas tij, banorët kanë depozituar një kallëzim të ri pranë SPAK dhe presin që institucionet të veprojnë.

Molla theksoi se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe se banorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ai shtoi se komuniteti ka mbështetje të gjerë dhe se reagimi qytetar do të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemit.

Prej më shumë se një muaji, banorët e Baks-Rrjollit janë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.

Ata shprehen se projekti cenon pronat dhe interesat e komunitetit, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar ligjshmërinë e procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco