Aksident tragjik në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë, humb jetën një 39-vjeçare

Aksident tragjik në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë, humb jetën një 39-vjeçare

09:18, 08/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 39-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, por edhe atyre zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, një autoveturë që drejtohej nga një shtetase 39-vjeçare ka dalë nga rruga e fshatit Varibop me nkë automjet tip Kia për të hyrë në autostradën Levan-Tepelenë.

Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon Benz që po qarkullonte në këtë aks rrugor.

Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa të plagosur ka mbetur pasagjeri që ndidhej me të dhe drejtursi i mjetit Benz. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Fier.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment.

Gjithashtu, janë thirrur edhe shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco