Bisedat në SkyECC zbuluan vrasjen e Gentian Qarrit - Autorët me Toyota Yaris e ekzekutuan pranë banesës

Bisedat në SkyECC zbuluan vrasjen e Gentian Qarrit - Autorët me Toyota Yaris e ekzekutuan pranë banesës

10:10, 07/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bisedat e zbërthyera në Sky ECC duket se kanë zbuluar vrasjen e Gentian Qarrit, të ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, raporton se kjo vrasje por dhe ngjarje të tjera kriminale që lidhen me grupin e Inez Harjullës në Vlorë janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave të disa celularëve të sekuestruar gjatë operacionit të arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre në gusht 2025. Në atë kohë Plaku u arrestua pasi akuzohet për një tjetër vrasje, atë të Gentian Beqirit.

Si u eliminua Qarri

Ora 18:16 e mbrëmjes së 6 shkurtit 2021. Gentian Qarri, sapo kishte dalë nga banesa apartament në katin e 12-të të një pallati po ecte në këmbë pranë zonës së njohur si Kisha në Vlorë ku dhe banonte, kur autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris” dhe qëlluan me breshëri 20 plumba, 6 prej të cilëve në trup.

40 vjeçari u godit në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks dhe "Geçe" siç e thërrisnin të afërmit, ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Autorët e kamufluar dyshohet se më pas u larguan në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris" dhe prej andej ikën me një makinë tjetër. 40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali dhe pasi kishte përfunduar dënimin ishte kthyer në Vlorë.

Aplikacioni

Zbardhja e vrasjes dhe firmosja e 7 urdhërarresteve në grupin e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj është zbuluar nga zbërthimi i aplikacionit të koduar Sky ECc.

Tre prej urdhërarresteve nuk janë ekzekutuar sepse dyshohet se ndodhen në vendet e BE-së, ndërkohë për 2 persona urdhërarresti i është komunikuar në burg.

Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj i shpëtuan një atentati të ndodhur në gusht 2023, dhe për të cilin Leonard Luzi u akuzua si porositësi.

Atentati për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës  u parandalua nga Policia pasi arrestoi po në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco