Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

16:14, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, më 2 mars 2026 Meta kishte depozituar një kërkesë me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë nga ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën, për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco