Sherri mes dy grupesh adoleshentësh në Durrës që ka nisur ne snapchat ka shkaktuar plagosjen e një 15 vjecari. Ngjarja ka ndodhur në ambientte e shkollës së bashkuar Besnik Hidri në Shënavlash.
Ka qenë ndërhyrja e rojës që ka parandaluar përshkallëzimin e sherrit, mes nxënësve 15, 16 dhe 17 vjecar. Ndërsa në Delvinë është regjistruar një tjetër sherr mes dy nxënësve që ka përfunduar me plagosjen me thikë të 15 vjecarit
SYRI TV
Sharjet dhe ofendimet e nisura në snapchat mes dy grupesh të adoleshentëve kanë përfunduar me sherre dhe thika në brendësi të ambienteve të shkollës. Konflkti pati si bilanc një 15 vjecar të plagosur me thikë.
Sipas një njoftimi për shtyp të policisë së Durrësit bëhet me dije se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç në shkollën e mesme të bashkua besnik Hidri në Shënavlash. Ka qenë ndërhyrja e oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik që ka sjellë parandalimin e një ngjarje me të rënde mes nxënesve adoleshent. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e sherrit mes adoleshenteve. Nga verifikimet paraprake dyshohet se dy grupe të ndryshme të cilat identifikohen si njeri grupi “Mirdita” dhe tjetri grupi “Shënavlash” kanë sharë njëri-tjetrin në Snapchat dhe janë zënë.
Pas kësaj sherri ka vijuar ne shkollë ku është përdorur edhe thika dhe i plagosuri 15 vjecar ndodhet ne spital jashtë rrezikun për jetën. Ndërkohë që
Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve. Por nga ana tjeter policia tenton te fsheh ngjarjen duke e cilesur vetem si nje sherr, teksa ne kete konflikt eshte perdorur dhe thike, ku 15 vjecari sipas burimeve eshte plagosur me mjet prehrës. Ndërkohë që dy ditë më parë një tjetër sherr ka ndodhur mes dy nxënësve të shkollës së mesme “Sulejman Delvina” në Delvinë.
Dy minorenë një 15 dhe një 16 vjec nxënës i vitit të dytë, janë konfliktuar me njeri tjetrin duke precipituar deri në përdorimin e një mjeti prerës. 15 vjeçari ka goditur me mjet prerës, dyshohet thikë 16 vjeçarin.
Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka arritur ta kapë atë jashte Delvinës dhe e shoqëroi në komisarit. Ndërkohë që këtë të premte nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë duke kërkuar më shumë siguri në shkollat e tyre, pasi sipas tyre sherri që përfundoi me thika është denoncuar disa herë por drejtori nuk ka marrë masa
© SYRI.net